Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Sezoni më i dobët në historinë e bardhebluve, “shpëtimi” i Tiranës është… Partizani
Tirana pësoi humbjen e radhës dje në kampionat, ndërsa përballë kishte Bylisin. Trajneri Ardian Nuhiu debutoi në mënyrën më të keqe, pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”. Rezultati 0 me 2 në favor të klubit ballshiot, bën që bardheblutë të mbeten në vendin e parafundit me 6 pikë. Asnjëherë më parë në historinë e saj, Tirana nuk ka grumbulluar vetëm 6 pikë në përfundim të dhjetë javëve kampionat. Një shifër e cila shoqërohet me golavarazhin negativ -9, pasi janë pikërisht bardheblutë që kanë pësuar më tepër gola. Të gjitha këto statistika negative, “harrohen” ndaj Partizanit. Tirana i kishte si shpëtim rivalët e përjetshëm në fazën e parë, pasi jo vetëm që u shënoi tre gola, por edhe nuk pësoi. Kështu njësoj si në edicionin e kaluar...