“Një destinacion që nuk duhet humbur”/ REL: Kuvendi i Serbisë do të përshpejtojë ndërtimin e projektit të Jared Kushner

“Një destinacion që nuk duhet humbur”/ REL: Kuvendi i Serbisë do të përshpejtojë ndërtimin e projektit të Jared Kushner

Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë një ligj të posaçëm për të përshpejtuar projektin e ndërtimit që Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – planifikon në Beograd, pavarësisht kundërshtimeve lokale. Ligji, i cili do të shqyrtohet më 4 nëntor, mbështetet nga partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili e ka përshkruar projektin si “një hotel madhështor”. Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit. Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës...