Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Zhizhoviç ndërron jetë, dikur futbollist i Tiranës
Mladen Zhizhoviç, trajneri i FK Radniçki 1923 në Serbi, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeç pasi pësoi një atak në zemër gjatë një ndeshjeje të Superligës serbe midis Mladost dhe Radniçki 1923 në Luçani.Në foton që shoqëron materialin, duket momenti kur arbitri ndërpret ndeshjen dhe shpall lajmin e zi. Ndërkaq ngjarja e rëndë e lidh trajnerin e ndjerë me të kaluar futbollistike në Shqipëri. Ai figuron të jetë një ish-futbollisti i Tiranës (2010-11) ndërsa si trajner i ishte bashkuar Radniçkit vetëm disa ditë më parë. Boshnjaku u bë i njohur në sezonin 2024-2025 në drejtimin e Borac Banja Luka-s në kompeticionet europiane. Zhizhoviç e kishte nisur aventurën në pankinë duke eliminuar Egnatian përmes gjuajtjeve të penalltive në turin e parë në Champions League./Sportiim.al/ Vazhdo...