Në ‘Anfield’/ Reali vendos lule për Zhotën, Trent e ndjen më shumë

Në ‘Anfield’/ Reali vendos lule për Zhotën, Trent e ndjen më shumë

Kujtimi i Diogo Zhotës është më i gjallë se kurrë. Real Madridi, në prag të ndeshjes kundër Liverpulit, udhëtoi për në Anfield për t’i bërë homazhe lojtarit portugez, i cili vdiq së bashku me vëllain e tij Andre Zhota në rrugët e Zamora-s në Spanjë. Në veçanti, ish-shoku i skuadrës së Zhotës, tani te Reali, Trent Aleksander-Arnold, së bashku me Çabi Alonson, Dean Huijsen dhe Emilio Butraguenjon vendosën dy buqeta me lule përpara hyrjes kryesore të Anfield. Ndeshja Liverpul- Real Madrid për Champions League turi i katërt, zhvillohet nesër në mbrëmje (21:00). Vazhdo leximin