Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Xhaka vazhdon shkëlqimin, tund rrjetën në Premier League
Granit Xhaka ka qenë protagonist në ndeshjen që Sunderland po zhvillon ndaj Everton në kuadër të javës së 10-të të Premier League. Aktualisht rezultati është i barabartë 1-1. Kapiteni i Sunderland, Xhaka, realizoi golin e barazimit në minutën e 46-të, menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. Mesfushori shqiptar i Zvicrës goditi me të majtën nga jashtë zone, duke dërguar topin në rrjetë. Goditja u devijua lehtë nga një prej mbrojtësve të Everton, gjë që e bëri të pamundur ndërhyrjen e portierit. Me këtë gol, Xhaka konfirmon formën e mirë dhe rëndësinë e tij për skuadrën.