“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë

“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur. Policia e Kosovës akuzon xhandarmërinë e Serbisë se ka shkelur kufirin, duke hyrë në territorin e Kosovës duke plagosur dhe rrëmbyer një person me inicialet M.V, shtetas i Kosovës me kombësi serbe. Provokimi ka ndodhur në Leposaviç. “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, lexohet në njoftimin e Policisë. Më tej shtohet se autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të...