Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            VIDEO/ Plasin gurët mes tifozëve të Flamurtarit dhe Elbasanit
                            “Luftë” në Vlorë pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Flamurtarit. Mësohet se tifozët e Elbasanit kanë reaguar ndaj provokimeve verbale të tifozëve vendas dhe gurëve, duke thyer stolat e stadiumit dhe duke i hedhur drejt tifozëve kuqezi. Kanë ndërhyrë forcat e policisë për qetësimin e situatës që ka qenë e tensionuar për disa minuta. Po ashtu edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u shfaq në skenë. Kreu i vlonjatëve shkoi pranë tifozëve verdheblu për të qetësuar situatën.