Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Turneu “UEFA Development”/ Shqipëria U-15 arrin fitoren e tretë radhazi, mund Kosovën 2-0
                            Kombëtarja shqiptare U-15 e mbylli me sukses turneun zhvillimor “UEFA Development”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, kuqezinjtë triumfuan 2-0. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Kledi Dida dhe një autogol. Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Ergi Syziu, Noseld Bahushi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Alessio Kopani dhe Samuel Prendi. Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që e gjeti shpejt rrugën e rrjetës në minutën e 12. Kledi Dida ishte i pandalshëm, kaloi disa lojtarë dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë dyfishuan...