Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Starova tregon trajnerin e ri të Partizanit: Ishte një nga kursanët më të mirë të UEFA PRO
                            Oltijon Kërnaja ka marrë drejtimin e Partizanit pak kohë më parë dhe debutoi me një fitore ndaj Flamurtarit 0-1. Më pas një barazim me Egnatian dhe humbja me Dinamon, ndërsa ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë kundër Vorës. I ftuar në “Skaner” që transmetohët në “MCN TV”, Starova ka komentuar edhe trajnerin e ri të Partizanit. “Kërnaja ishte një nga kursanët më të mirë të UEFA PRO. Ka filluar punën dhe ka punuar mirë deri tani. Presidenti Demi i ka dhënë dorën për të treguar veten. Fitorja në vlorë dhe loja e mirë në të dyja ndeshjet e tjera, janë një sinjal i mirë për të që të afirmohet”, tha Starova. /Sport Ekspres/