Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Një emër i ri për sulmin e Milanit, kuqezinjtë hedhin “grepat” brenda Serie A
                            3 Nëntor 2025 18:05 Telesport Milan pritet të bëjë të paktën dy përforcime gjatë merkatos së janarit: një sulmues dhe një qendërmbrojtës. Edhe pse është përfolur për emra të ndryshëm vazhdimisht, kuqezinjtë po kërkojnë dy përforcime me kosto të përballueshme. Gazetari Nicolo Schira raporton se kuqezinjtë po monitorojnë sulmuesin e Veronës, brazilianin Giovane Santana, i transferuar verën e fundit nga Corinthians. 21-vjeçari konsiderohet si një sulmues interesant, për të cilin interesohet seriozisht edhe Fiorentina. Vlera e tij në treg llogaritet te 5 milionë euro. Përveç repartit sulmues, kuqezinjtë duan të përforcohen edhe në mbrojtje, ku po ndjekin disa emra, por deri tani nuk ka asnjë pistë konkrete.