Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tensione dhe sherr masiv në stadiumin Flamurtari, ndërhyn policia
Java e 10-të e Abissnet Superiores vijon këtë të hënë me dy ndeshjet e tjera Flamurtari-Elbasani dhe Dienamo Teuta. Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Flamurtari”, të qytetit të Vlorës, edhe pse ndeshja deri në ato momente ishte në barazimin e baradhë 0-0, ka patur një tension që të paktën për momentin është i paqartë. Në grupimin e tifozëve të tribunës karshi veç tymueseve, filloi edhe një sherr masiv për të cilin u desh ndërhyrja e policisë për ta qetësuar situatën. Kjo situatë e tensionuar solli edhe ndalimin e ndeshjes për disa minuta deri sa u rikthye qetësia dhe më pas takimi rifilloi.