Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Tirana nuk bën përpara, e mbyll me humbje me Bylis
Tirana-Bylis 0-2 (Arlis Përgjoni 9′, Vera aut 70′) Tirana zhgënjen akoma më keq në ditën e debutimit të Ardian Nuhiut në stol si trajner i tretë në 10 javë kampionat. Përballë Bylis në “Selman Stërmasi” bardheblutë nuk bënë asgjë për të fituar takimin. Një gabim i kaptenit Dembele në të 9′-ën i dha mundësi Arli Përgjonit të përfitojë e të godasë në portën e Tafas për të kaluar mallkastriotët në avantazh. Vijon të kërkojë Bylis por goli i dytë i tyre duket dhuratë e mbrojtësit Vera i cili kthen një top në portë me Tafas që nuk arrin të kontrollojë. Topi pushon për herë të dytë në rrjetë. Në këtë fraksion bardheblutë u munduan ta nisin më mirë por gabimi i Verës i shuajti përfundimisht...