Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Kategoria e Parë, rezultatet/ Kukësi rrezikon seriozisht Kategorinë e Dytë, Pogradeci kërkon të prish planet e Superiores
Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar disa takime në ditën e sotme. Laci ka arritur të fitojë kundër Lushnjes në shifrat 2-1. Me këtë fitore, kurbinasit mbajnë vendin e dytë, dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Dy ekipet që jemi mësuar t’i shohim në Superiore, këtë herë do të kenë rivalitetin e fortë të Pogradecit. Pogradeci ka mundur Apoloninë 1-0 dhe vjen në vendin e tretë me dy pikë më pak sesa Laci. Ndërkohë Iliria e Fushë Krujës ka barazuar 2-2 me Burrelin duke lënë vendin për Pogradecin. Ajo që bie në sy është padyshim një tjetër humbje e Kukësit me Kastriotin, me verilindorët që mbajnë vendin e fundit në Kategorinë e Parë me vetëm 5...