Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Paraqitje spektakolare, shkëlqejnë legjionarët kuqezi, lum golash
Legjionarët kuqezi po vazhdojnë të shfaqin një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa javën që lamë pas spikatën me gola vendimtarë dhe asiste. Medon Berisha e gjeti sërish rrugën e rrjetës në Seria A me Leccen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fiorentinës. Përveç golit, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari më i mirë i takimit. Vazhdon momenti i shkëlqyer i Arbër Hoxhës, i cili këtë fundjavë shënoi një supergol për Dinamo Zagreb në minutën e 84 dhe i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Rijekës me rezultatin 2-1. Mario Mitaj shënoi në barazimin spektakolar 4-4 të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, duke realizuar golin e tretë të skuadrës në minutën 90+6. Jasir Asani vazhdon të...