Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Allegri kalon testin e parë te Milani, ëndërrohet titulli
Max Allegri ka kaluar me sukses një periudhë të vështirë te Milani, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër. Në gjashtë ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë marrë tre fitore në shtëpi ndaj Napolit, Fiorentinës dhe Romës, dy barazime në transfertë ndaj Juventusit dhe Atalantës, si dhe një barazim ndaj Pisas. Me 12 pikë të grumbulluara nga 18 të mundshme, Milani qëndron në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm një pikë larg Napolit kryesues. Trajneri toskan ka arritur të ruajë ekuilibrin dhe të përfitojë nga çdo moment, ndonëse ka patur mungesa si Pulisic, Rabiot, Loftus-Cheek, Tomori, Nkunku dhe Gimenez. Tani që disa prej tyre po rikthehen, Allegri mund të ketë më shumë hapësirë për rotacione dhe lojë më të hapur. Ndeshja e ardhshme ndaj Interit do të...