Yamal kthehet te goli, por shtypi spanjoll mbetet kritik: Ende nuk arrin ta bëjë realisht diferencën

Yamal kthehet te goli, por shtypi spanjoll mbetet kritik: Ende nuk arrin ta bëjë realisht diferencën

Barcelona u rikthye te fitorja pas zhgënjimit në “El Clásico”, duke mposhtur Elche 3-1 dhe ngushtuar përkohësisht diferencën me Real Madridin. Megjithatë, pavarësisht suksesit, jo çdo gjë ishte pozitive, sidomos për Lamine Yamal. Talenti i ri blaugrana, ende i shqetësuar nga pubalgjia, zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të me një goditje të fuqishme pas asistit të Baldé. Një shkëndijë klasi që elektrizoi publikun në Montjuïc. Gjithsesi, sipas shtypit spanjoll, goli nuk mjafton për t’i fshehur vështirësitë e 18-vjeçarit. “Mundo Deportivo” theksoi se “u pa dëshira për t’u shpaguar, por niveli i tij fizik ende nuk i lejon të ndikojë realisht në lojë”, ndërsa Jorge D’Alessandro, në emisionin “El Chiringuito”, ishte edhe më kritik: “Dukej i ngadaltë, pak i përfshirë në lojë. Disa nga shpërqendrimet e...