Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Paraqitjet e legjionarëve/ Berisha, Hoxha, Mitaj, Asani & Tuci shënojnë gol, Ismajli jep asist
Jemi futur në muajin vendimtar për ekipin Kombëtar, që do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, me synimin për të ruajtur vendin e dytë dhe për të siguruar fazën play off. Legjionarët kuqezi po vazhdojnë të shfaqin një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa javën që lamë pas spikatën me gola vendimtarë dhe asiste. Medon Berisha e gjeti sërish rrugën e rrjetës në Seria A me Leccen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fiorentinës. Përveç golit, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari më i mirë i takimit. Vazhdon momenti i shkëlqyer i Arbër Hoxhës, i cili këtë fundjavë shënoi një supergol për Dinamo Zagreb në minutën e 84...