Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

Gol 3-pikësh dhe lojtari i ndeshjes, pa frikë, kjo mund të konsiderohet fundjava perfekte për Medon Berishën, me mesfushorin kuqezi që vërtetoi edhe një herë se është e tashmja e Lecces dhe e ardhmja e Kombëtares kuqezi. Ndaj Fiorentinës, Berisha ishte protagonist absolut ku në minutën e 23-të në shtyllën e dytë mori një top të pastër dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë. Lecce mbrojti me fanatizëm golin e Berishës duke dale me 3 pikë nga transferta në Firence. Jo vetëm Berisha, një ndeshje shumë pozitive zhvilloi edhe Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta të plota. Mediat, por mbi të gjithë trajneri Di Francesco nuk i kursyen elozhet për Medon Berishën: “Po kërkoj ende pozicionin e tij ideal. Ai është një djalë serioz, me përkushtim...