Luis Enrique: PSG ka mentalitet fituesi, duhet të menaxhosh ndeshjen deri në fund për të triumfuar

Luis Enrique: PSG ka mentalitet fituesi, duhet të menaxhosh ndeshjen deri në fund për të triumfuar

3 Nëntor 2025 10:31 Telesport PSG u rikthye te fitoret në Ligue 1 pas një barazimi zhgënjyes 1-1 në mesjavë kundër Lorient. Kampionët e Europës “rrëmbyen” tre pikë në minutën e fundit kundër Nice, falë një goli në minutën e 95-të nga Goncalo Ramos. Trajneri Luis Enrique, duke komentuar situatën te skuadra e tij tha: “E merituam fitoren për atë që dhamë gjatë ndeshjes. Duhet të dish si të menaxhosh çdo fazë të ndeshjes. Jemi mësuar të kemi topin, kjo është forca jonë. Është e rëndësishme për ne të marrim këtë rezultat”. Më pas ai theksoi qëndrimin e tifozëve, i cili duhet të merret si shembull: “Duke parë që tifozët tanë gjithmonë kanë këtë mentalitet, duke kënduar ende edhe në minutën e 94-të, duhet të...