Shensoi debuton te Laçi, Pogradeci- Apolonia dueli i ditës

Do të zhvillohet java e 10-të ose e parafundit e fazës së parë në Kategorinë inferiore. Të 6 takimet luhen këtë të hënë me orarin e njëjtë atë 14:00 në pesë përballje. I vetmi takim që luhet në orën 17:00 nën shoqërinë e reflektorëve, i takon Korçës teksa Skënderbeu kryesues përballet me Korabin e Peshkopisë.

Ndërkohë skuadra e dytë në klasifikim, Laçi, do të presë në shtëpi Lushnjën e Ditmar Bicajt. Kurbinasit pasi u ndanë me Stefano Senigaliezi, afruan javën e kaluar trajnerin Naxhi Shensoi me 67 vjeçarin nga Prizreni i cili debuton sot në krye të bardhezinjëve.

Duel mjaft i luftuar pritet të zhvillohet në Pogradec teksa vendasit me Emiljano Çela në timon, përballen me Apoloninë e cila po shfaqet mjaft e karikuar me ekipet pretendente. Interesant edhe dueli i Fushë Krujës te sfida Iliria- Burreli apo dhe në Gjirokatër e Kukës aty ku respektivisht takohen AF Luftëtari-Besa e Kukësi- Kastrioti.

Java e 10-të, Kategori e Parë:

E hënë 3 nëntor 2025

14:00

Laçi- Lushnja

Pogradeci- Apolonia

Iliria- Burreli

AF Luftëtari Besa

Kukësi- Kastrioti

17:00

Skënderbeu- Korabi/Sportiim.al/

Vazhdo leximin