Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot nis zyrtarisht fushata për balotazhin
Në 18 nga 38 komuna do të zhvillohet gara e balotazhit për kryetarë të komunave, e fushata zyrtarisht nis sot, ndonëse kandidatët e partitë kanë mbajtur tubime në vazhdimësi. “Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ndonëse fushata zgjedhore është e paraparë të nisë të...