Humbi penalltinë, Valdano kritikon Vinicius: Ai që shënon dhe lufton për “Këpucën e Artë” është Mbappé…

Humbi penalltinë, Valdano kritikon Vinicius: Ai që shënon dhe lufton për “Këpucën e Artë” është Mbappé…

3 Nëntor 2025 9:44 Alfred Lleshi Jorge Valdano, ish-lojtar i Real Madridit (1984-1987) dhe trajner i ekipit të bardhë (1994-1996), analizoi vendimin e Vinicius për ta ekzekutuar penalltinë përpara Mbappé në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Valencias: “Trajneri ndërhyn në këto situata dhe cakton prioritetet. Mesa di unë, i pari që godet prnalltitë është Mbappé, i dyti Vinicius. Në fushë ndikon edhe besimi dhe dëshira për ta ndihmuar ekipin”. Ish-drejtori sportiv i Real Madridit (2003-2009) shtoi: “Ai që lufton për ‘Këpucën e Artë’ dhe që shënon rregullisht është Mbappé”. Nag ana e tij Xabi Alonso, trajneri aktual, shtoi: “Mbappé nuk është i vetmi ekzekutues i penalltive, por është i pari. Vendimet merren pastaj. Më pëlqen që penalltitë të shënohen; Mbappé shënoi të parën dhe do doja...