Ky Milan është “alla Allegri”. I paparashikueshëm dhe zemra të forta, por me përparim të dukshëm

Ky Milan është “alla Allegri”. I paparashikueshëm dhe zemra të forta, por me përparim të dukshëm

3 Nëntor 2025 8:35 Alfred Lleshi Vitet kalojnë, por “firma” e Massimiliano Allegrit mbetet e njëjtë: fitore me “corto muso”. Edhe ndaj Romës, skuadra kuqezi fitoi me vuajtje, në një ndeshje për zemra të forta. Kuqezinjtë e nisën keq, nën presionin e verdhekuqve, por treguan cinizëm me golin e Pavlovic në rastin e parë të pastër. Më pas u vendosën sërish në vështirësi, por u shpëtuan nga Maignan, që priti penalltinë e Dybala dhe ruajti rezultatin në një fund dramatik. Një ndeshje me ulje-ngritje, që tregoi të gjitha limitet dhe pikat e forta të Milanit të Allegrit; i shpërqendruar dhe i ngadaltë në pjesën e parë, i rrezikshëm dhe dinamik në të dytën. Pas 10 javësh, skuadra e Allegrit mbetet e paparashikueshme, por me përparim...