Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kovac: Ai është i rëndësishëm për ne, pasi golat e tij na japin pikët që kemi nevojë
3 Nëntor 2025 9:03 Telesport Borussia Dortmund ka ngjitur shkallët në renditjen e Bundesliga. Fitorja të premten 1-0 ndaj Augsburg jashtë fushe, falë një goli të Serhou Guirassy ka rikthyer verdhezinjtë në vendin e tretë, 7 pikë pas Bayern Munich. Edhe pse bavarezët duken të pakapshëm këtë sezon, për trajnerin e Borussia, Niko Kovac, ky është një moment i mirë para ndeshjes në Champions League kundër Manchester City. Goli i Guirassy është i rëndësishëm për skuadrën, çka e konfirmon trajneri Kovac: “Kemi nevojë për sulmuesin tonë, kemi nevojë për Serhou. Ai është personi që mund të na garantojë pikë”. “Sa më shumë shënon, aq më e lehtë është për ne të fitojmë ndeshje. Ai nuk ka shënuar në javët e fundit, gjë që i bëri...