Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

3 Nëntor 2025 7:55 Alfred Lleshi Giuliano Simeone po bëhet gjithnjë e më shumë referencë për Atletico Madridin. Në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Sevilla, ai regjistroi asistin e katërt në La Liga, ndërsa ka shënuar gjithashtu 2 gola, kundër Alaves dhe Betis. Pas suksesit, ai deklaroi për “Marca”: “Jam shumë i lumtur tek Atletico Madridi. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen e tyre të përditshme. Jam i lumtur dhe i emocionuar të luaj me këtë klub. Mendimi im i vetëm është të përmirësohem çdo ditë”. Për momentin që po jeton, shtoi: “Që nga ardhja tek Atletico Madridi, që kur më dhanë mundësinë të arrij në ekipin e parë, gjithmonë kam pasur idetë e qarta për atë që doja...