Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”
3 Nëntor 2025 7:57 Alfred Lleshi Trent Alexander-Arnold po përballet me një javë speciale. Anësori i Real Madridit do të kthehet në “Anfield” të martën e 4 nëntorit, kur madrilenët do të përballen me Liverpool-in në një ndeshje me aromë historie dhe nostalgjie. Mbrojtësi anglez, i transferuar këtë verë në “Bernabéu”, thotë se po jeton një ëndërr me Realin: “Inteligjenca e Xabi, mënyra si sheh lojën është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem pjesë e ekipit”. Për adaptimin në kampionatin spanjoll shtoi: “La Liga është më teknike…, por më pak fizike”. Rikthimi në “Anfield”, patjetër do të jetë emocional për të: “E dija që një ditë do të përballesha me Liverpool-in. Është një top-ekip, do të kem përzierje emocionesh. Mendoj se do të...