Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

Adriatik BALLA Performanca kuqezinjve që luajnë në Itali është cilësore. Jo rastësisht trajneri Silvinjo e beson punën e tij në krye të përfaqësueses tek ky kontigjent, pasi është më cilësor dhe luan në një nga ligat më të forta në botë. Krahas Ismajlit, Berishës e Ramadanit, që spikasin në Itali, duket se edhe në kampionatin turk shqiptarët po bëhen protagonistë me futbollin e tyre cilësor e shpesh edhe me statistika në rritje sa u takon minutave, golave dhe asisteve. Këtë herë shkëlqeu Indrit Tuci. Ismajli lider në fushë, Asllani sheh nga stoli Ardian Ismajli ishte titullar në ndeshjen që Torino barazoi me shifrat 2-2 ndaj Pizës. Një sfidë e cila shkoi në rezultatin 2-0 për miqtë e më pas të cilën torinezët e barazuan me...