Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Jemi në ligën e ekipeve shumë të mira të Europës”, trajneri flet për suksesin e Kombëtares së vajzave dhe për kuqezinjtë: Jemi afër Botërorit
Kombëtarja e vajzave ka arritur në sukses në Ligën e Kombeve. Vajzat kuqezi kanë siguruar qendrimin në Ligën B edhe në edicionin e ardhshëm. Trajneri i Amir Grima ka folur për tepër për këtë sukses të arritur nga ekipi i tij në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN”. Ai është shprehur se këto rezultate janë dëshmi e rritjes së Kombëtares dhe se ndjen krenari që drejton këtë ekip. “Ishte shumë e vështirë. Liga B është ligë e skuadrave shumë të mira të Europës. E quaj sukses për ekipin e femrave që të jemi në këtë ligë. Tregon rritjen që kemi pasur. Kemi pasur shumë dëmtime, kemi pasur shumë vështirësi. Por në fund ia arritëm falë mundit dhe djersës së këtyre...