Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin
Kemi hyrë zyrtarisht në muajin e Kombëtares, pasi kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Në datën 13 nëntor, mund të vendoset gjithçka, në ditën që kuqezinjtë luajnë ndaj Andorrës. Për të siguruar biletën për në “Play Off”, Shqipëria duhet të fitojë në Andorra e njëkohësisht, Anglia të marrë një fitore kundër Serbisë në Londër. Por, Kombëtarja A nuk do të jetë skuadra e vetme që zbret në fushë duke qenë se edhe Shqipëria U19 ka kualifikueset e Europianit, të cilat luhen në Tiranë. KOMBËTARJA A- Kuqezinjtë do të synojnë për herë të parë që të kualifikohen dhe kanë shanse reale për të siguruar vendin e dytë në grupin K. Fitorja e pak kohëve më parë në Leskovc, i...