Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Sezoni i Liverpool, Salah: S’jam i lumtur për ecurinë, e prisja të ishte e vështirë
Liverpool nuk e ka nisur si duhet sezonin, me rezultatet që kanë qënë negative. Pas triumfit ndaj Aston Villas, sulmuesi i The Reds, Momo Salah, bëri komentin e tij për situatën. “Nuk jam i lumtur me këtë fillim të sezonit.Por e dija që do të ishte një sezon i vështirë për ne. Kemi nënshkruar me shumë lojtarë të rinj dhe të gjithë kemi nevojë për kohë që të përshtatemi.” Fitorja ndaj skuadrës nga Birmingham erdhi pas 4 humbjeve radhazi.