Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bilall Kasami fiton në Tetovë, rivali i tij: Uroj kundërkandidatin dhe
Gara zgjedhore në Tetovë ka përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre përmes votës. Kandidati i VLEN, Bilall Kasami ka shpallur fitoren përmes rrjetit social Facebook duke falënderuar edhe njëherë qytetarët që i dhanë edhe një mandat tjetër. Kasami ka fituar me 53.74 % të votave kundrejt Rexhepit me 40.83%. Rivali i tij Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së, ka uruar Kasami për fitoren e tij dhe i ka uruar punë të mbarë në detyrë. “Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë” – shkruan Rexhepi.