Roma bën lojën, Milan golin. Pjesa e parë mbyllet në avantazhin e kuqezinjve (video)

2 Nëntor 2025

21:37

Telesport

Milan-Roma është kryesfida e javës së 10-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për kuqezinjtë. Roma e nisi mjaft mirë takimin, duke dominuar në lojë dhe në raste.
Rasti i parë serioz për verdhekuqtë do të vintë në minutën e 10-të, ku Ndicka goditi me kokë, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 17-të, Paulo Dybala flirtoi me golin, por goditja e argjentinasit nuk përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 39-të, falë një kundërsulmi model dhe “motorrit” Rafael Leao, Milan gjen golin me Strahinja Pavlovic, i cili e kishte shumë të lehtë të shënonte pas asistit fantastik të anësorit portugez.
Në minutën e 44-të, Milan ishte shumë pranë golit të dytë, por Youssouf Fofana bëri më të vështirën e mundshme, duke shpërdoruar një rast të artë. Edhe pse Roma dominoi në fushë, Milan e mbyll në avantazh 1-0.
SHIKOGOLIN