Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Man. City rikthehet te fitorja dhe vendi i dytë, Haaland është i “frikshëm” këtë sezon (video)
Manchester City është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 3-1 Bournemouth në “Etihad”, për javën e 10-të në Premier League. “Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 16-të, pas një kombinimi perfekt mes Nico Gonzalez-Rayan Cherki-Erling Haaland, norvegjezi dërgon topin në rrjetë. Barazimi i përkohëshëm i miqve erdhi në minutën e 25-të, ku Tyler Adams barazoi shifrat pas topit të ardhur nga një goditje këndi dhe daljes së gabuar të Gigio Donnarumma-s. Megjithatë, “Qytetarët” nuk u demoralizuan dhe gjetën shpejt golin e avantazhit, sërish pas kombinimit perfekt Cherki-Haaland. Francezi asiston, norvegjezi shënon. Ky është goli i 13-të për Haaland këtë sezon në Premier League, ndërsa në total ka shënuar 26 gola. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për “Qytetarët”. Nico O’Reilly shënoi golin e tretë për...