Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Falë” Bellingham dhe Alexander Arnold, një super lojtar ka zgjedhur të transferohet te Real Madrid
2 Nëntor 2025 19:45 Telesport Marc Guehi duket se ka vendosur të transferohet te Real Madrid gjatë verës së ardhshme. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar nga Crystal Palace dhe mesa duket destinacioni i ri do të jetë Madridi. Sipas “The Sun”, Guehi është bindur nga dy yjet e tjerë anglezë të Real Madridit, si Jude Bellingham dhe Alexander Arnold. Edhe pse i vetëdijshëm për konkurrencën e fortë që do të ketë te Real Madrid, 25-vjeçari është i bindur që do të jetë titullar te “Los Blancos”. Për Guehi ka interes nga shumë klube të tjera të mëdha si Liverpool, Man. City, Bayern, PSG e Barcelona, por mendja dhe zemra e lojtarit “rreh” vetëm për Real Madridin.