Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
ANALIZA/ Treni që humbi Kosova e Serbia, Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin, pse Brukseli s’e normalizoi?
Rambuje, Vjenë, Bruksel – tri qytete, tri procese, tri përpjekje për të vendosur fatin e Kosovës. Dy të parat, për t’i dhënë fund luftës dhe për të zgjidhur statusin, sollën rezultate të prekshme, pavarësisht refuzimeve të Serbisë; e treta, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, prej vitesh mbetet në vendnumëro. Dialogu mes tyre për këtë qëllim nisi zyrtarisht në vitin 2011. Qeveria e Kosovës e pranoi atë si obligim ndërkombëtar, pas votimit të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2010. Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, takimi i parë u mbajt më 9 mars, 2011. Delegacionin e Kosovës e udhëhiqte Edita Tahiri, ndërsa atë të Serbisë Borisllav Stefanoviq. Negociatat mes palëve përgjatë muajve prodhuan disa marrëveshje – nga...