Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin

Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin

2 Nëntor 2025 17:23 Telesport Dusan Vlahovic mund të largohet që në merkaton e janarit nga Juventusi. Sulmuesi serb dhe klubi bardhezi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Për Vlahovic ka një interes të madh nga dy klubet e mëdha të La Ligës: Barcelona dhe Atletico Madrid. Klubi katalanas intereoshet për transferimin e tij si lojtar i lirë në fund të seoznit, ndërsa “Colchoneros” e duan që në janar. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid do t’i propozojë Juventusit një shkëmbim të pjesshëm: Vlahovic në Madrid, Alexander Sorloth në Torino. Një ide interesante në fakt, por që ende nuk dihet nëse do të pranohet nga bardhezinjtë apo jo.