Berisha i jep goditjen e madhe Piolit dhe Fiorentinës, Ismajli asist për Torinon. Asllani e sheh nga stoli (video)

Berisha i jep goditjen e madhe Piolit dhe Fiorentinës, Ismajli asist për Torinon. Asllani e sheh nga stoli (video)

2 Nëntor 2025 16:59 Telesport Lecce ka marrë një fitore të madhe në transfertë, 0-1 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës. Vendimtar në këtë takim ishte goli i Medon Berishës në minutën e 23-të. Pas një topi të rikuperuar në mesin e fushës pikërisht nga mesfushori i Shqipërisë dhe pas një asisti të Tete Morente, Berisha dërgon topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Berisha, lojtari më i mirë i ndeshjes. Lecce merr 3 pikë të arta dhe renditet në vendin e 15-të me 9 pikë, ndërsa Fiorentina ende nuk e ka provuar shijen e fitores këtë sezon dhe gjendet në vendin e 19-të me 4 pikë. Me shumë mundësi, humbja e sotme do t’i kushtojë stolin Stefano Piolit. Përveç Berishës, titullar në këtë...