VIDEO/ E fiton vetë topin dhe e shënon gol! Medon Berisha nuk përmbahet në Serinë A, gol kundër Fiorentinës

VIDEO/ E fiton vetë topin dhe e shënon gol! Medon Berisha nuk përmbahet në Serinë A, gol kundër Fiorentinës

Medon Berisha është në një formë të jashtëzakonshme në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi pak ditë më parë golin e parë në Serinë A, në një super gol nga goditja e dënimit. Vetëm kaq duhej që Berisha të gjente edhe golin e dytë në elitën e futbollit italian. Aktualisht Lecce po luan ndaj Fiorentinës, teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Medon Berisha që ka fituar bukur një top pas një dueli në fushë, ka sulmuar zonën dhe në fund ka gjetur rrjetën. /Sport Ekspres/