Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?
2 Nëntor 2025 15:59 Telesport Inter fitoi në transfertë 1-2 ndaj Veronës, falë një autogoli në fund të ndeshjes. Megjithatë, gjykimi në këtë ndeshje ka marrë mjaft kritika, sidomos për rastin e ndodhur me Yann Bisseck në mintuën e 67-të. Mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ishte lojtari i fundit nga zikaltrit, ndaj vendasit dhe jo vetëm pretenduan për karton të kuq. Arbitri kryesor i takimit dha vetëm karton të verdhë. Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta në lidhje me episodin në fjalë dhe shumica e tifozëve mendojnë se Inter është favorizuar qartazi në këtë rast. Rezultati në atë moment ishte 1-1 dhe nëse zikaltrit do të ishin me 10 lojtarë në fushë, ndoshta shifrat përfundimtare mund të ishin...