Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Agjentët nisin bisedimet, Ter Stegen bën gati valixhet në janar, por… ku?
2 Nëntor 2025 14:49 Telesport Marc-André ter Stegen mund të jetë pranë përfundimit të periudhës së tij te Barcelona. Sipas raportimeve të gazetës Sport, portieri gjerman po e kupton se nëse dëshiron të luajë më rregullisht gjatë pjesës së dytë të sezonit 2025/26, mund të jetë i detyruar të kërkojë një largim nga “Camp Nou”. Përfaqësuesit e tij kanë pasur takime me drejtuesit e klubit për të diskutuar mbi të ardhmen e tij. Ata kanë kërkuar nga Barcelona që të sqarojë nëse Ter Stegen mbetet pjesë e planeve afatshkurtra të skuadrës, apo nëse klubi është i gatshëm ta lejojë të transferohet. Burime pranë portierit kanë bërë të ditur se kërkesa e tyre kryesore është qartësia nga ana e klubit. Nëse Barcelona nuk mund t’i garantojë...