Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Mbyllet java e tretë e “FSHF Sunday League”, garë e fortë dhe ekipe me pikë të plota në të dy grupet
Është mbyllur java e tretë e kampionatit amator “FSHF Sunday League”. Në Grupin A, Alpha Cross Fit, Three Lions, Barrikada dhe Luminesen regjistruan suksesin e tretë radhazi dhe numërojnë nga 9 pikë të plota. Fitore këtë javë arritën edhe Dymbëdhjeta, IMMI, FC Tigres dhe Futura Dent. Në Grupin B, pas përfundimit të javës së tretë, ekipi i Domjes kryeson renditjen me 9 pikë, pasi siguroi fitoren e tretë radhazi me rezultatin 1-0 ndaj skuadrës Vila L. Triumfe regjistruan gjithashtu ATS, Dajti, Primo MFC, Raiffeisen Bank, Jata Market dhe FB Passion, ndërsa ndeshja M&D – Albamer u mbyll në barazim 0-0. Kampionati vijon me intensitet të lartë, pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë sportive, duke sjellë çdo javë emocione dhe konkurrim mes ekipeve amatore.