Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Seminari për trajnerët e portierëve, marrin pjesë lektorët ndërkombëtarë
Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit zhvilloi edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve, një aktivitet që synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar. Seminari solli në fokus themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes. Ky seminar u zhvillua në një formë të kombinuar, duke përfshirë pjesën teorike dhe stërvitjen praktike në fushë. Në këtë edicion morën pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur, Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, dhe Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio, të cilët ndanë përvojën dhe metodologjinë e tyre me trajnerët shqiptarë. Amoroso trajtoi temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me...