Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
A mund të shënojë Mbappe 70 gola? Ja si përgjigjet Xabi Alonso
2 Nëntor 2025 12:33 Telesport Dopieta e së shtunës nga Kylian Mbappe ishte elektrizuese, por për trajnerin Xabi Alonso gjërat duhen marrë me radhë. I pyetur nëse e sheh francezin me 70 gola deri në fund të sezonit 2025/26, tekniku i Real Madrid foli ftohtë. “Nuk e di sesa gola do të shënojë, por e sigurt që do të shënojë shumë. Ai na jep siguri në sulm”. Një tjetër pyetje për të ishte për penalltitë. “Mbappe është gjuajtësi ynë i parë i penalltive, por në fushë vendimet mund të merren nga futbollistët”, saktësoi tekniku spanjoll.