2026-2030, cila do të jetë strategjia e FSHF për futbollin shqiptar?

2026-2030, cila do të jetë strategjia e FSHF për futbollin shqiptar?

2 Nëntor 2025 10:07 Telesport Federata e Futbollit po punon për përgatitjen dhe finalizimin e Strategjisë së re të Futbollit 2026–2030. Prej disa muajsh, një grup pune nga Federata është angazhuar në bashkëpunim të ngushtë me një ekip të UEFA-s përmes takimeve online, me synimin për të ndërtuar një plan të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme. Një grup ekspertësh nga UEFA ndodhet aktualisht në “Shtëpinë e Futbollit”, ku po zhvillon workshop-e me drejtues dhe punonjës të FSHF-së. Në workshopin e ditës së sotme mori pjesë edhe presidenti Armand Duka, i cili theksoi rëndësinë e këtij procesi për të ndërtuar një strategji sa më të qartë, realiste dhe të qëndrueshme. Diskutimet janë fokusuar në analizimin e situatës aktuale të futbollit...