“Importonte armë dhe materiale shpërthyese pa autorizim”, Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë

“Importonte armë dhe materiale shpërthyese pa autorizim”, Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë

Autoritetet kosovare kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese. Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se ai është shtetas i Kosovës dhe Serbisë dhe u arrestua të shtunën në mëngjes. Ai u dërgua në mbajtje derisa autoritetet po kryejnë hetim ndaj tij. Në raportin e saj të përditshëm të dielën, Policia e Kosovës tha se në veturën e policit të dyshuar, me targa serbe, gjeti dhe konfiskoi 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë. “Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela...