Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Analiza e REL/ Rruga politike e Serbisë pas një viti protestash antiqeveritare
Zgjedhje të parakohshme, kjo është kërkesa e mijëra protestuesve antiqeveritarë që demonstrojnë në rrugët e Serbisë. Pushteti lë hapësirë për zgjedhje para afatit, por refuzon t’i shpallë ato. Kjo është pamja politike e Serbisë, një vit pas fillimit të protestave më masive në historinë e saj të re. Historiani Dragan Popoviq e përshkruan atmosferën si “referendum”. Në njërën anë është pushteti, i mishëruar në liderin populist Aleksandar Vuçiq, ndërsa përballë tij janë forcat antiqeveritare, të udhëhequra nga lëvizja protestuese studentore. Tensionet janë shtuar, dhe pushteti, siç thekson Popoviq, i është përgjigjur protestave me represion ndaj protesutesve. “Pamja e Serbisë sot është pamja e një shoqërie të shkatërruar, e institucioneve të shkatërruara dhe e një sistemi politik të rrënuar”, vlerëson ai për Radion Evropa e Lirë...