Thirrje antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, klubi i Shkëndijës së Haraçinës: Skena skandaloze, të merren masa

Thirrje antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, klubi i Shkëndijës së Haraçinës: Skena skandaloze, të merren masa

Shkëndija e Haraçinës fitoi 1-0 ndaj Pobedës, në takimin që shkoi për llogaritë të ligës së dytë maqedonase. Përtej rezultatit në Prilep, nuk munguan thirrjet antishqiptare, dhe sulmet nga tifozët vendas. Ka qenë vetë skuadra shqiptare e Shkëndijës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka cilësuar ato skena si skandaloze. “Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli. Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime...