Spalletti e nis me këmbë të mbarë, Juventus fiton ndaj Cremonese dhe i afrohet objektivit kryesor (video)

Spalletti e nis me këmbë të mbarë, Juventus fiton ndaj Cremonese dhe i afrohet objektivit kryesor (video)

Luciano Spalletti e ka nisur me këmbë të mbarë te Juventusi, pasi bardhezinjtë kanë fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e tij, 1-2 në transfertë ndaj Cremonese, për javën e 10-të të Serie A. Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 1-rë, ku Filip Kostic dërgon topin në rrjetë, pas një pasimi të ardhur nga devijimi në zonë nga kundërshtari. Në minutën e 26-të, Juventusi i afrohet golit të dytë, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli ndalet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. Andrea Cambiaso shënoi golin e sigurisë për bardhezinjtë në minutën e 67-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësi kundërshtar. Në minutën e 82-të, Cremonese ngushton shifrat me Jamie Vardy. Anglezi...