Juventus e nis vrullshëm ndaj Cremonese, por bardhezinjtë mjaftohen me golin e Kostic (video)

Juventus e nis vrullshëm ndaj Cremonese, por bardhezinjtë mjaftohen me golin e Kostic (video)

1 Nëntor 2025 21:30 Telesport Juventus e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë, 0-1, në transfertën ndaj Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Bardhezinjtë gjetën golin që në minutën e 1-rë, ku Filip Kostic dërgon topin në rrjetë, pas një pasimi të ardhur nga devijimi në zonë nga kundërshtari. Në minutën e 26-të, Juventusi i afrohet golit të dytë, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli ndalet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë për Luciano Spaletti-n në krye të Juventusit. Ndërkohë, Edon Zhegrova gjendet sërish në stol, shpresojmë që të ketë disa minuta për të në pjesën e dytë.