Napoli ndalet në shtëpi nga Komo, Morata shpërdoron penalltinë

Napoli ndalet në shtëpi nga Komo, Morata shpërdoron penalltinë

Komo vijon të ëndërrojë në Serie A, ndërsa ka ndalur në një barazim pa gola Naponin në stadiumin “Armando Maradona”. Ku mund të kishte marrë edhe 3 pikë nëse Morata do të ishte treguar më i saktë nga pika e bardhë e 11-metërrshit. Në minutën e 26-të të pjesës së parë Alvaro Morata humbi mundësinë e artë të kalonte Komon në avatazh, pasi gjuajtja e tij u ndal nga portieri serb Vanja Milinkoviç-Saviç. Ndeshja më pas vijoi pa shumë raste për shënim, me dy skuadra që në fund ndanë pikët në barazimin pa gola. Kësisoj, Napoli nuk shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur në kreun e renditjes së Serisë A, ku mbetet përsëri kandidat kryesor për titullin.